Pas thirrjes që iu bë për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës për të dytën herë, si një prej ish-drejtuesve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministri të Kosovës.
Në një dalje për mediat gjatë ditës së djeshme, Haradinaj njoftoi dorëheqjen e pakthyeshme, pas përfundimit të mbledhjes me qeverinë.
Përpara mediave, Haradinaj deklaroi:
Ditën e sotme, vëllai i tij, Veton Haradinaj, ka postuar një foto në "Facebook", ku shihet së bashku me ish-kryeministrin Haradinaj dhe dy familjarë të tij.
Ajo që vihet re është heqja e kostumit zyrtar nga ish-kreu i qeverisë kosovare dhe shfaqja e tij si "qytetar i thjeshtë".
Edhe pse dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, Haradinaj, gjatë daljes publike për mediat, konfirmoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke u shprehur besimplotë se populli do ta mbështesë sërish.