Helmimi nga ushqimet është një nga problematikat më shqetësues sa i përket sigurisë së konsumatorëve.
Kemi dëgjuar shumë raste kur fëmijë e të rritur janë shtruar në spital pasi janë helmuar nga ushqimet e skaduara, por dhe nga ato të pagatuara.
Së fundmi, një grua nga Australia u sëmur keq pasi hëngri një copë pule, duke pretenduar se kofsha që kishte blerë ishte e pagatuar.
Alyssa Lee, 25 vjeçe, nënë e një fëmije, kishte blerë pulën nga një dyqan KFC në Townsville, Queensland, më 16 prill të këtij viti.
Ajo tha se kishte ngrënë dy pjesë të pulës para se të thyente një copë kofshë për djalin e saj dyvjeçar, ndërsa vuri re se nuk ishte gatuar mirë.
Alysa, e cila është studente e shkencave veterinare, tha se kishte kontaktuar menjëherë me dyqanin, por nuk i kishte kthyer askush përgjigje.
25-vjeçarja tha:
Menaxherja e dyqanit plotësoi një raport për rastin dhe e pyeti nëse znj. Lee nëse dëshironte një rimbursim ose zëvendësim.
Ajo shton:
Zonja Lee tha se menaxherja konfirmoi se copa e pulave ishte një kofshë dhe i tha asaj se ajo që ndodhi, ka qenë një pakujdesi e kuzhinierit.
Alyssa tregon se menjëherë pas konsumimit të pulës nuk po ndihej mirë dhe se filloi të vjellë. Ajo shton se u detyrua të kërkojë ndihmë nga miqtë dhe familjarët e saj për t'u kujdesur për djalin e saj 2-vjeçar, pasi nuk ndihej shumë keq.
Më pas ajo u vizitua tek mjeku i familjes dhe nga një mjek tjetër, ndërsa simptomat u përkeqësuan më tej. 25-vjeçarja u diagnostifikua me infeksione të zorrëve, virusin sapa, virusin noro dhe helmim nga ushqimi, si dhe Giardia Instestaniks (Parazit).
Nga muaji prill kur ndodhi ngjarja e deri më tani, zonja Lee pohon se vazhdon të ketë simptoma nga virusi që mori nga konsumimi i pulës së pagatuar, si përzierje dhe të vjella.
Teksa flet për gjendjen e saj, Znj. Lee tha :
Një zëdhënës i KFC tha për Daily Mail Australia se ata nuk besojnë se sëmundja e zonjës Lee u shkaktua nga pulat e tyre.
Ai tha:
Nëse znj. Lee nuk do të kishte vënë re se kofsha e pulës ishte e papërpunuar, ndoshta fatin e saj të keq do ta kishte pësuar djali i saj 2-vjeçar.
Glenn Brown, një avokat nga Shine Lawyers që përfaqëson zonjën Lee, tha se i është bërë një kërkesë dyqanit KFC, dhe nëse kjo nuk zgjidhet në mënyrë të kënaqshme do ta çojë çështjen në Gjykatë.
Brown deklaroi:
Burimi: MailOnline |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania