Banorët e Kaçinarit në Mirditë janë shprehur disa herë kundër ndërtimit të HEC-ve në fshatin e tyre.
Ata madje i kanë dërguar edhe peticion ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.
Kësaj here ata kanë vendosur të veprojnë vetë, për të mbrojtur burimet natyrore të fshatit të tyre.
Një qytetar ka treguar për JOQ Albania, sesi banorët janë bërë bashkë dhe kanë përzënë mjetet e firmës ndërtuese të HEC-it.
Më tej ai shton se banorët nuk do të tërhiqen, derisa të largohen të gjitha mjetet e kompanisë ndërtuese.
Mesazhi për JOQAlbania