Një nënë thotë se gjunjtë e vajzës së saj duket sikur kanë fytyrën e një foshnje.
Pikërisht, nëse shikoni me vëmendje gjunjtë e vajzës, duket sikur dy fytyra janë mbrëthyer brenda tyre.
Në njërin gju, fytyra duket si e një engjëlli, ndërsa në tjetrin, si e një djalli.
Nicola Wheatley thotë se vuri re për herë të parë fytyrat brenda gjunjve të së bijës, 4 vite më parë, kur të dyja kishin shkuar dhe po prisnin që vajza të merrte pjesë në një konkurs kërcimi.
42 vjeçarja shprehet se këto fytyra e kënë bërë gjithmonë për të qeshur,.
Fotot e bëra virale tregojnë gjunjët e 15 vjeçares me hije në të cilat formohen në mënyrë të përsosur të gjitha pjesët e fytyrës, përfshirë sytë, hundën, gojën.
Nicola i krahasoi fytyrat me ato të alienëve apo figura që dalin nga ndonjë film i frikshëm.
Bashkë me motrën e saj më të madhe, Megin 17 vjeçare, adoleshentja Beth ka qenë pjesë e skuadrës së kërcimit Team GB, për dy vite me radhë.
Burimi: Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania