Shpeshherë qytetarët ankohen për gjobat që u vendosen nga Bashkie e Tiranës. Duke qenë se ankesat e tyre bien në vesh të shurdhët, një qytetar ka vendosur ta ndaj me redaksinë e JOQAlbania rastin e tij.
Denoncuesi ka treguar se është gjobitur 50 mijë lekë nga policia bashkiake. Shkak për gjobën është bërë një letër, ku ai reklamonte se makina ishte në shitje.
Në fletën e gjobë shkruhet se arsyeja e gjobës është për reklamim në ambjente publike. Qytetari është mjaft i irrituar ndërsa shprehet se do të vijë një ditë që do të gjobitemi edhe për ajrin që thithim.
Denoncuesi sqaron se në vendin ku kishte marrë gjobën, nuk kishte asnjë tabelë për ndalim qëndrimi apo pushimi. Më tej ai tregon se një makinë luksoze, e cila kishte vënë letrën "Shitet", nuk është gjobitur. Kjo tregon edhe njëherë pabarazinë përpara ligjit, ku në Shqipëri mbizotëron akoma ligji i të fortit.
Denoncimi për JOQAlbania