Milani ka nisur përgatitjet për sezonin e ri nën urdhërat e trajnerit të ri, Xhampaolo.
Kuqezinjtë, ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë vit do kenë pretendime më të mëdha, ku synimi kryesor është pjesëmarrja në Champions League.
Dyshja drejtuese, Maldini-Boban po vijojnë punën e tyre për të sjellë në ekip lojtarë cilësorë që do risnin akoma më shumë konkurencën në ekip.
Së fundmi, sipas mediave italiane, "Djalli" po synon një goditje të fuqishme.
Është fjala për mesfushorin kroat, Luka Modriç, i cili është edhe fituesi i "Topit të Artë" vitin e kaluar.
Drejtuesit e Milanit, kanë zhvilluar një takim me menaxherin e lojtarit, Vlado Lemiç, për të pyetur me saktësi nëse Modriç është gati që të ndryshojë ambient.
Kujtojmë që Modriç refuzoi transferimin në verën e kaluar drejt Serisë A, ku e kërkonte me ngulm Interi, por tani e sheh situatën me një sy tjetër pas vitit të dështuar te Reali.