Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme. Ngjarja e rëndë kësaj here nga ndodhur në fshatin Vajkan të Fierit.
Nga të dhënat e para, mësohet se një automjet që udhëtonte me hpejtësi, ka përplasur një qytetar me biçikletë.
Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një 63 vjeçar i identifikuar si Shpëtim Isufaj.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, raportohet se nuk ka ndaluar ti japë ndihmës e parë të aksidentuarit, por është larguar nga vendngjarja.
Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen ditën e sotme, pas atij të ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Durrës-Kavajë.