Një lajm i hidhur vjen nga bota e sportit, ku ish-kampioni i botës në xhudo, Craig Fallon, është gjetur i pajetë.
36-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, ndërkohë që trupi i tij i pajetë u gjet në një mal, në pjesën lindore të Shropire në Britaninë e Madhe.
Sipas autoriteteve, ish-kampioni u gjet pa shenja jete në vendin e quajtur "The Wrekin", orët e para të mëngjesit të së hënës.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së sportistit, ndërkohë policia ka hedhur dyshime se mund të jetë përfshirë ndonjë palë tjetër.
Do të jetë rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Fallon.
Në një dedikim prekës, ish-trajneri i Fallon, Fitzroy Davis u shpreh:
36-vjeçari është cilësuar nga Nigel Donohue, Drejtor i Sportit të Xhudos në Britani, si xhudisti më i suksesshëm britanik i epokës moderne.
Në shtator të vitit 2005, Fallon u shpall kampioni i botës në Xhudo për peshën -60 kilogramë, duke mundur Ludwig Paischer në finale.
Ai u bë mashkulli i tretë britanik që fitoi titullin botëror, pas Neil Adams në vitin 1981 dhe Graeme Randall në vitin 1999.
Në vitin 2006, Fallon u shpall kampion i Evropës në Tamperetë Finlandës në kategorinë e peshës prej -60 kg duke mundur Armen Nazaryan në finale.