Një 30-vjeçar shqiptar me precedentë penalë të lehtë, është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Ai u vu në pranga të shtunën, gjatë një kontrolli në Traversetolo.
I riu u shfaq nervoz përpara karabinierëve, duke tërhequr vëmendjen e tyre.
Shqiptari u gjet në posedimin e 75 gramëve kokainë, të ndara në 11 doza, ndërsa me vete kishte edhe 12 mijë euro.
Më pas në banesën e tij, ku jetonte me prindërit, karabinierët gjetën 5 gram kokainë, një peshore dhe materiale për paketimin e lëndës narkotike.
Sipas mediave italiane, shqiptari rezulton me leje qëndrimi të rregullt në territorin italian.
Burimi: GazzettadellaEmilia|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania