E ardhmja e Neymarit vijon të mbetet e paqartë. Sulmuesi brazilian ka shprehur hapur dëshirën për largim nga PSG-ja, por edhe drejtuesit e klubit francez nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë pa një shifër të kënaqeshme.
Ditën e sotme, mediet franceze kanë zbuluar se ka pasur një takim mes drejtorit sportiv, Leonardo sulmuesit.
Takimi ka zgjatur më shumë se tri orë dhe r “parisunited.fr” ka zbuluar disa nga detajet e bisedës midis dy brazilianëve.
Leonardo i ka bërë të ditur lojtarit se ai nuk do të largohet nga ekipi kundrejt një shume më të vogël se 300 milionë euro.
Kjo kërkesë e rrëzon gjithçka poshtë pasi është e papërballueshme për Barcelonën.
Katalanasit kanë shpenzuar 200 milionë euro për kartonin e De Jong dhe Grizman, çka e bën të pamundur një shpenzim të përmasave të tilla.