Ditën e djeshme, lajmi që reperi Stresi dhe partnerja e tij Kejsi i dhanë fund lidhjes disavjeçare u bë kryefjala e mediave rozë.
Arsyet e ndarjes nuk janë bërë ende me dije, por dyshimi i parë u hodh në momentin që dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në Instagram.
Kejsi kishte fshirë çdo postim dhe dedikim për të dashurin e saj.
Ndërkohë që gjithçka vijon në qetësi, ata kanë bërë lëvizjen e parë për të treguar që nuk janë më bashkë.
I relaksuar në një dhomë masazhi, duket se Stresi e ka marrë lehtshëm ndarjen. Megjithëse nuk dihet kush e shoqëron.
Kejsi ka postuar një foto teksa darkon jashtë, por e paqartë për t’u identifikuar me kë. Ajo ka treguar krahun në të cilin ka tatuazh një varg prej këngës së reperit.