Një video e frikshme e shpërndarë së fundmi në rrjet tregon momentin kur një grup 5-6 personash që po bënin rafting rrëzohen nga një ujëvarë.
Thuhet se ujëvara ishte 9 metra e lartë ndërsa personat në ujë i kishin injoruar shenjat që i paralajmëronin që të ktheheshin në drejtim tjetër.
Grupi në fjalë në Parkun Shtetëror Ohiopyle në Pensilvani kishin marrë me qira një mjet lundrues dhe u nisën drejt ujit pa asnjë udhëheqës.
Gjatë lundrimit të lumit, grupi mori një kthesë të gabuar që i vendosi në një rrugë të rrezikshme.
Ata kaluan tre shenja paralajmëruese që i nxisnin të ktheheshin pas ndërsa një prej tyre shkruante 'ujëvarë përpara'.
Ndërkohë, momenti i frikshëm kur ‘aventurierët’ ku ‘përpinë’ nga uji është filmuar nga Cody Veronie, i cili i publikoi pamjet në Facebook.
Videoja tashmë është bërë virale duke marrë më shumë se 69,000 shikime si dhe 1,000 shpërndarje.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania