Ngrënia e milingonave dhe insekteve të tjera mund t’i mbrojë njerëzit nga zhvillimi i kancerit.
Në këtë përfundim kanë dalë disa shkencëtarë të cilat thonë se këto ‘ushqime’ janë të pasura me antioksidantë.
Megjithëse insektet e ndryshme nuk janë gjëja e parë që mund t’ju vinë në mend kur mendoni për diçka të shijshme, këto gjallesa të vogla mund t’ia vlejnë për mundin prej vlerave të shumta shëndetësore.
Studimi zbuloi se disa lloje prej tyre përmbajnë më shumë antioksidantë sesa lëngu i portokallit.
Antioksidantë, të tilla si vitamina, zvogëlojnë zhvillimin e radikalëve të lirë në trup, duke na mbrojtur kështu nga dëmtimi i mundshëm i ADN-së.
Një studiues tha se gati një e katërta e njerëzve në botë tashmë hanë insekte dhe pjesa tjetër mund të bëjë mirë ta kapërcejë neverinë dhe të ndjekin shembullin.
Shkencëtarët në Universitetin e Romës sygjerojnë ngrënien e insekteve të ndryshme si milingonat, karkalecat, dhe krimbat e mëndafshit.
Testet zbuluan krimbi i mëndafshit, krimbat afrikanë dhe gjinkallat gjigante kishin dy herë më shumë antioksidantë se vaji i ullirit.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania