Telenovela Neymar vazhdon. Braziliani ka kërkuar largimin nga PSG-ja, por ende nuk po gjen dot destinacionin e ri.
I gjendur në një udhëkryq të madh, braziliani ka vendosur përkohësisht të rikthehet në stërvitje me PSG-në për të mbajtur si duhet formën fizike.
Megjithatë, rikthimi i tij nuk është pritur si duhet nga drejtuesit e klubit francez.
Drejtori Leonardo është "kapur mat" nga kamerat teksa bën një gjest të çuditshëm sapo ka mësuar se Neymari është rikthyer në stërvitje.
Ai është ngrysur në fytyrë dhe dukshëm ka shprehur habinë e tij që ka parë sulmuesin në fushën e stërvitjes.
Mësohet se Neymar do të takojë Leonardon për të mësuar diçka më shumë në lidhje me situatën ku ndodhet.
Sulmuesi e ka shprehur se do të bashkohet me ish-klubin e tij. Barcelona e pret me krahë hapur, por deri atëherë duhet të zgjidhë problemet që ka me drejtuesit e PSG-së.
❌ NEYMAR vuelve al PSG. ¿Final del culebrón? Lo estás viendo en #JUGONES en #JUGONES. pic.twitter.com/L8W6M6BqBW
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) July 15, 2019