Pasi kaloi një sezon thuajse të dështuar, tashmë Manchester United po vijon përgatitjet për sezonin e ri, ku normalisht pretendimet kësaj here do jenë më të mëdha.
Drejtuesit po fuqizojnë ekipin me elementë cilësorë dhe mediat angleze, raportojnë se "Djajtë e Kuq" kanë arritur një marrëveshj për blerjen e mbrojtësit Harry Maguire nga Leicester City.
Shifra e transferimit është një rekord, pasi bëhet fjalë për 80 milionë sterlina, shifër që nuk është paguar kurrë për një mbrojtës deri më sot.
Leicesteri do të marrë 60 milionë sterlina menjëherë dhe 20 milionë të tjera në bonuse të ndryshme.
Lojtari i kombëtares angleze do të niset për në Manchester të hënën, për kontrollet mjekësore dhe më pas të hedhë firmën mbi kontratë.
Deri dje, rekordin e mbante Virgil van Dijk i cili u ble nga Liverpooli te Southamptoni për 75 mln sterilina, por ky rekord tashmë është thyer.