Një aksident rrugor me pasojë një të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën "Transballkanike" në Vlorë.
Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja për JOQ Albania, këmbësori tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës dhe u përplas nga makina.
Ai duket i shtrirë pa ndjenja dhe ushqimet që kishte blerë kanë përfunduar në rrugë, teksa sipas burimeve, shoferi po e lagte me ujë të ftohtë deri në mbërritjen e ambulancës.
Sipas informacioneve, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dëshmitari nga vendngjarja ka shkruar për JOQ Albania: