Një mrekulli i ka ndodhur një adoleshenteje shqiptare në plazhin Pescia Romana, Tuscia. Ajo kishte shkuar për të pushuar sëbashku me familjen në fundjavë, por për pak sa nuk humbi jetën në det.
17-vjeçarja ishte futur për t’u larë, por më pas është gjendur në vështirësi pasi nuk po mundte të dilte.
Ka qenë roja i plazhit ai që ka kuptuar situatën dhe ka ndërhyrë menjëherë duke i shpëtuar jetën të resë. Mediat italiane shkruajnë se ai ka hyrë në det për ta nxjerrë jashtë kur pa se e reja po kërkonte ndihmë.
Filippo Cavallaro quhet roja “engjëll” i shqiptares, i cili i shpëtoi jetën.
Ai tha për mediat: