Aktorja turke shumë e njohur prej rolit të saj në serialin "Kurt Seit dhe Sura", Farah Zeynep Abdullah ndodhet në Shqipëri.
Ajo po kalon pushimet në bregdetin shqiptar.
Aktorja e njohur për publikun mbarëshqiptar, po pushon në Ksamil.
Vetë Zeynep ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku shkruan "I Love Albania".
Kohët e fundit mjaft qytetarë turq kanë preferuar të pushojnë në vendin tonë, pavarësisht problematikave të shumta që mund të gjenden në të.