Agjenti i Lautaro Martinez ka reaguar pas zërave për një interesim të Barcelonës për klientin e tij.
Në një intervisë për Fcinternews, Beto Yaque është shprehur se Lautaro mendon vetëm për Interin dhe ëndërron gjëra të mëdha me zikaltërit.
Ndër të tjera ai ka treguar se e ka telefonuar edhe Conte për t'i thënë se ka besim te Lautaro dhe është i lumtur që e ka në skuadër.
Më tej Yaque ka thënë se Barcelona ka interes për klientin e tij, por nuk ka pasur kontakte.
Në lidhje me deklaratën e Messit se dëshiron të luajë me Lautaron, agjenti i sulmuesit zikaltër është shprehur:
Me këtë deklaratë Yaque ka qetësuar tifozët zikaltër, duke larguar të gjitha hijet e dyshimit se mos Barcelona kishte nisur tratativat me zikaltërit.
Edhe Zanetti në një deklaratë të disa ditëve më parë e ka cilësuar shumë të rëndësishëm Lautaron për të ardhmen e Interit dhe nuk kanë ndërmend që të heqin dorë kaq shpejt prej tij.
Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania