Edhe pse mund të duket e çuditshme, alergjia ndaj diellit ekziston. Dhe, të jesh alergjik nuk do të thotë vetëm që ta urresh motin e nxehtë.
Sipas specialistëve, bëhet fjalë për një reaksion që ndodh në lëkurë, dhe zakonisht nuk është i rrezikshëm. Gjithsesi mund të shkaktojë goxha dhimbje dhe rritim.
Dr.Clare Morrison, shpjegon:
Sipas saj, shenjat e para të kësaj gjendjeje janë kruajtje, skuqje, dhimbje, si dhe ‘pucrra’ të vogla të kuqe. Këto simptoma ndodhin disa minuta ose orë pas ekspozimit në diell.
Çelësi i dallimit të alergjisë ndaj diellit është të vërehet se simptomat shkaktohen nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.
Për ta provuar këtë, thjesht mbuloni një zonë të lëkurës dhe shihni nëse simptomat përmirësohen.
Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania