Një vajzë 11 vjeçe nga Berati vuan nga një sëmundje e gjymtyrëve, ku i dalin gjunjët sapo hedh një hap.
Rasti është sjellë në redaksinë e JOQ Albania nga një e afërme e saj.
Më tej ajo shton se pas një vizitë në Berat, ia kishin vendosur këmbën në allçi, por që nuk kishte asnjë përmirësim.
Ndërkohë doktorët në Tiranë, i kanë thënë se duhet të bëjë fizioterapi dhe nëse nuk ja del dot, duhet t'i nënshtrohet një operacioni.
Ndër të tjera mesazhdërguesja thotë se familja nuk ka mundësi të paguajë shpenzimet për seancat e fizioterapsë, pasi ëshë në gjendje të keqe ekonomike.
Ajo bën thirrje për të gjithë njerëzit që kanë mundësi ta ndihmojnë.
Mesazhi për JOQ Albania
Kam mbesen 11 vjece dhe ka nje semundje qe i dalin gjunjet me hapin e par qe hedh esht cupa e kushurires ajo e kish vizituar ne berat dhe aty e kishin hedh thjesht ne allci 1 vit goca ne shtrat dhe asnje permisim me mundimin tim e solla vetm per nje vizit ne tiran dhe ktu ja hoqen allcin dhe duhet te bej fizoterapi me an te fizoterapis per 2 muaj do e provojm per te shmangur operacionin nese fizoterapi nuk ka rezultat do behet nje nderhyrje ne i lutemi zotit te ket rezultat por problemi qendroj qe ajo ska mundesi tia bej fizoterpin esht ne gjende ekonomike te keqe nga fshati te shkoj qytet duhet te mar nje makin kastile dhe vec makin do 30 milek plus dhe fizoterapisti nuk e di sa mund te mar dhe nese ju mund te shpernadi foton e goces dhe nese njerzit duan te na ndimojn do na ndimonit jasht mase.