Një grua, të cilës filluan t’i dilnin qime në fytyrë pas lindjes së fëmijës, më në fund mund të dalë jashtë shtëpisë pa maskë.
33-vjeçarja Svetlana Savchenkova ka dalë në një televizion në Rusi ku tregoi edhe historinë se si përfundoi me qime në fytyrë dhe gjoks.
Svetlana rrëfeu se mjekra që i rritej kishte filluar t’i hapte probleme edhe në martesë, pasi druhej se mos e braktiste burri.
Sipas asaj që tregon ajo vetë, kishte frikë ta linte që ta puthte pasi i ndihej vetja si e shpifur.
Savchenkova e tregoi problemin e saj për miliona shikues dhe tha se rritja e mjekrës – për shkak të një gjendjeje hormonale , i kishte shkatërruar jetën.
Jo vetëm bashkëshortin, por për shkak të mjekrës ajo distancoi edh djalin 7-vjeçar nga vetja.
33-vjeçarja nisi të mbante maskë në fytyrë dhe nuk linte njeri t’i afrohej derisa më në fund, pas një terapie të gjatë, është sërish vetvetja.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania