Bëma më e fundit e Mario Balotellit ishte basti i tij me tisa tifozë, ku ai që do hidhej bashkë me një motor brenda në det, do paguhej plot 2 mijë euro.
Një i ri në qytetin e Napolit e kreu këtë veprim, të dokumentuar me një video, të postuar nga vetë Super Mario në rrjetet sociale dhe duke marrë menjëherë dy mijë eurot e sulmuesit.
Megjithatë, duket se kjo do i kushtojë shumë italianit.
Është pikërisht Policia e Komunës së Napolit, që ka denoncuar Mario Balotellin, me akuzat e bixhozit të paligjshëm.
Tashmë çështja pritet të kalojë në gjykatë, dhe do të jetë gjykatësi ai që do të marrë vendimin, nëse Baloteli do të dënohet për këto gjeste apo jo.