Futbollisti i radhës që ka braktisur futbollin europian dhe ka përfunduar në Azi i joshur nga milionat e Kinës, është Stephan El Shaarawy.
Ish-sulmuesi i Romës ka vendosur ta pranojë ofertën e Shanghai Shenhua duke u transferuar zyrtarisht në kampionatin kinez.
Fillimisht, futbollisti italian bëri naze, duke thënë se ishte tepër i ri për të shkuar në Kinë, por mesa duket, kur ka parë shifrat e ofruara, ka ndryshuar direkt mendim.
Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, me 40 milionë euro në total për lojtarin, i cili i bie të përfitojë afërsisht nga 13.5 mln euro në sezon.
Nga ana tjetër, edhe Roma përfiton 20 milionë euro nga kjo lëvizje.
El Shaarawy tashmë është nisur për në Kinë dhe duhet të justifikojë paratë, sepse Shanghai Shenhua është në vendet e fundit në Superligën kineze.