Padyshim që të gjithë e mbajnë mend episodin e famshëm gjatë kampionatit botëror në vitin e kaluar, kur një gazetar i dhuroi Messit një shirit të kuq në formë hajmalie, duke i thënë se ajo ishte amanet nga gjyshja e tij dhe se do i sillte fat atij dhe Argjentinës.
Dhe ashtu ndodhi, Argjentina kaloi grupin dhe u kualifikua në raundin tjetër.
Leo Messi e kishte lidhur atë në këmbën e tij dhe kjo gjë duket se i solli fat pasi shënoi gol ndaj Nigerisë. Pas ndeshjes ai ia tregoi hajmalinë gazetarit duke i habitur të gjithë.
Edhe pse ka kaluar një vit, Messi e ruante atë akoma.
Para ndeshjes me Kilin, e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Amerikës, Messi ia ka dhënë atë Dybalës, i cili gjithashtuduket se ka marrë një bekim. Dybala arriti të shënonte golin e parë në ndeshje zyrtare me Argjentinën.
Dybala u shpreh: