Kur vjen puna tek çështjet e dhomës së gjumit, shumica e njerëzve supozojnë se meshkujt janë më të ‘pisët’ sesa femrat.
Por, sipas një studimi, në fakt është komplet e kundërta.
Studimi, që analizonte sesa shpesh gratë dhe burrat i pastrojnë ose ndërrojnë çarçafët, ka zbuluar se zonjat i lënë më shumë pas dore këto punë.
Pra, kur themi që femrat janë më të pista në shtrat, e kemi për kuptimin e parë të fjalës.
Nga rreth 2,000 njerëz të analizuar, kërkuesit zbuluan se burrat e të rinjtë i lajnë çarçafët e krevatit çdo dy javë.
Ndërsa, femrat i ndërronin çarçafët një herë në muaj.
Nga ana tjetër, 61 për qind e femrave deklaruan se parapëlqejnë që të flenë pa rroba, krahasuar me 39 për qind të pjesëmarrësve meshkuj.
Duke komentuar gjetjet e habitshme, një zëdhënës i ErgoFlex tha:
Edhe pse ndryshimi i çarçafëve të krevatit mund të jetë një punë që e bëjmë duke u ‘zvarritur, ekspertët thonë që e mira është që të ndërrohen një herë në javë.
Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania