Një ishull i vogël afër brigjeve të Pakistanit është ‘gëlltitur’ nga Oqeani Indian dhe është zhdukur poshtë valëve.
Ky ishull është krijuar 6 vite më parë kur lëkundjet e një tërmeti me magnitutë 7.7 ballë goditi Pakistanin.
Si pasojë e dridhjeve të fuqishme të tokës, të paktën 825 persona humbën jetën në prill të vitit 2013.
Ishulli i vogël, i njohur si Zalzala Koh, u formua si pasojë e shpërthimit të një vullkani nënujor.
Vetëm së fundmi ishulli i krijuar prej tërmetit tashmë është ‘përpirë’ nga oqeani dhe është zhdukur nga harta.
Pamjet e marra nga NASA tregojnë ndryshimet e ndodhura ndër vite që prej krijimit të ishullit e deri në zhdukjen e tij nën ujë.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania