S’do ta besoni sa libra mund të lexoni në vit, nëse shkurtoni kohën e kaluar në rrjetet sociale

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.07.2019, 19:28

Me shfaqjen e trendeve të rinj, sidomos të atyre që vijnë nga mania e rrjete sociale, librave ju ngelet gjithnjë e më pak vend.

Dikur i cilësuar si rruga e garantuar drejt suksesit, sot librat e rinj tërheqin më pak lexues. Librat më të shitur dikur quheshin “bestseller”, një term ky gjithnjë e më pak i dëgjuar dhe me gjasë i zëvendësuar me shprehjen “influencer”, duke aluduar në personalitetet që guxojnë të paraqesin veten si “role model”.

Kur njëherë e kishin pyetur sipërmarrësin e njohur amerikan Warren Buffett-in për sekretin e tij drejt suksesit, ai e kishte drejtuar gishtin kah një grumbull librash dhe kishte thënë: “Lexoni 500 faqe çdo ditë …”

Ndoshta ju nuk mund arrini 500 faqe në ditë, por, sipas ekspertëve, duke u përkushtuar ju mund të arrini t’i lexoni deri në 200 libra brenda një viti.

Vendimi për të filluar të lexoni mund të jetë një nga vendimet më të rëndësishme në jetën tuaj.

Librat ju japin guximin për të udhëtuar, guximin për ta lënë punën nëse nuk jeni të kënaqur.

Sidoqoftë, çfarë nevojitet për t’i lexuar 200 libra në vit? Epo, gjithçka është matematikë e thjeshtë dhe leximi i 200 librave në vit nuk është aspak gjë e vështirë.

Një matematikë e kapshme…

Fillimisht, le t’i shikojmë dy statistika të shpejta:

– Mesatarisht një amerikan i lexon 200-400 fjalë për minutë (nëse jeni lexues i rregullt, ju mund t’i lexoni 400 fjalë për minutë)

– Librat jo-triller i kanë mesatarisht 50,00 fjalë

Tani, le të bëjmë disa kalkulime të shpejta:

– 200 libra + 50,000 fjalë/libër = 10 milionë fjalë

– 10 milionë fjalë/400 fjalë për minutë – 25,000 minuta

– 25,000 minuta/60 = 417 orë

Pra, kjo është logjika – për të lexuar 200 libra, ndani 417 orë në vit për të lexuar. E para se të ankoheni se nuk keni kohë, ne do t’ju tregojmë se faktikisht keni mjaft kohë. Tani prapë duhet t’i shikojmë dy statistika të thjeshta.

Ja sa shumë kohë shpenzon një amerikan në rrjete sociale dhe pranë televizorit në vit:

– 608 orë në rrjete sociale

– 1642 orë pranë televizorit

Pra, nëse keni veç pak shprehi të ngjashme me ato të një amerikani mesatar, ju i hidhni 2250 orë në vit në kosh mbeturinash. Nëse atë kohë do ta shpenzonit duke lexuar, ju do të mund t’i lexonit mbi 1,000 libra në vit.

Burimi: Quartz |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit