Koreografi i njohur Albi Nako, i cili disa kohë më parë u divorcua me balerinën Klaudia Pepa, u përfol gjatë për një lidhje të mundshme me një balerinë tjetër të trupës së tij dhe kjo do të ishte Alba Hoxha, tashmë prezantuese moti në TV KLAN.
Në rastet kur është kërkuar fjala e fundit prej tij, ai ka zgjedhur të heshtë duke mos zgjedhur vëmendje, por në raste si këto, gjestet e fundit i vënë vulën çdo thashethemi pa lënë asnjë hapësirë tjetër interpretimi.
Ai dhe balerina nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo ishte shenja e parë e një ndarje të mundshme mes tyre. Kjo u komentua gjerësisht në mediat rozë dhe është zbuluar edhe shkaku i mundshëm, që ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Sipas ‘Panorama Plus’ mosmarrëveshjet në çift, por edhe qëndrimi jo miratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizmin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës, dhe gati dy dekada më të re, kanë bërë që dyshja e njohur të ndahet.
Koreografi i njohur ka reaguar më në fund me anë të një story në profilin e tij në Instagram.
Ai shkruan: