Një operacion historik, që në qendër ka nervat e sistemit nervor, ka bërë të mundur që 13 pacientë të paralizuar, si pasojë e aksidenteve automobilistike, të rifitojnë lëvizjen.
Mjekët në Australi kanë arritur me sukses që t’i rilidhin gjymtyrët e pacientëve me trurin. Kjo është arritur me anë të zëvendësimit të nervave të dëmtuar me të tjera të shëndetshme.
Pacientët e përfshirë në “operacionin eksperimental” ishin tetraplegjikë, pra kishin humbur çdo lëvizje në trup, por tashmë mund të ushqehen vetë, edhe madje të përdorin edhe celularët.
Shkencëtarët kanë publikuar disa video shpresëdhënëse në të cilat duken pacientët duke hapur e mbyllur duart, apo duke përdorur krahët.
Edhe pse procedura ka qenë e njohur prej kohësh, ajo nuk është përparuar që të përdoret në mënyrë rutinore.
Megjithatë, suksesi i përsëritur i këtij operacioni në studim është përshëndetur si një zbulim 'historik' pasi mund të ndryshojë jetën e pacientëve me lëndime serioze në shtyllën kurrizore.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania