Dalin notat e provimit të dytë të Maturës Shtetërore 2019, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Provimi u zhvillua më datë 12 qershor dhe sipas rregullores së maturës jane publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore brenda afatit prej 15 ditësh pas përfundimit të provimit.
Notat e provimit, maturantët mund t’i gjëjnë më poshtë:
Kujtojmë që procesi është vënë në pikëpyetje nga opozita për shkak të tezave të provimit që kanë dalë para kohe, duke u shoqëruar kështu me debate të shumta se teza ishte shitur. Ndërsa Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka hedhur poshtë akuzat dhe sipas saj në provim ishte e pamundur të kopjohej.