Duket se kjo verë do jetë e nxehtë sa i përket transferimeve të bujshme në merkato. Braziliani Neymar është në qendër të vëmendjes pasi me shumë mundësi do largohet nga PSG-ja pas dy sezonesh thuajse të dështuara.
27-vjeçari është shumë pranë rikthimit te Barcelona. Mediat raportojnë se mbyllja e marrëveshjes është më pranë se kurrë dhe se akordi mes lojtarit dhe Barcelonës është arritur
Tashmë, gjithçka i mbetet në dorë PSG-së për të thënë fjalën e fundit për të dhe për të vendosur nëse Neymar do të largohet apo jo.
Parisienët kërkojnë nga Barcelona një shumë të konsiderueshme për ta lënë Neymarin të lirë, ndërkohë që vetë spanjollët synojnë të firmosin me të për një shumë më të ulët se ajo për të cilën e shiti vite më parë.
Aktualisht, ylli brazilian fiton 36.8 milionë euro në vit me fanellën e PSG-së ndërkohë që te Barcelona ai do të fitojë më pak. Braziliani do të marrë 24 milionë euro në sezon, shifër kjo e reduktuar nga katalanasit dhe që është pranuar nga braziliani Neymar.
Burimi: Metro| Përshtati: JOQ Albania