Kemi dëgjuar shumë raste kur futbollistët humbasin jetën në fushën e lojës. Së fundmi, mund të kidhte ndodhur tragjedia e radhës, por për fatin e mirë u kap në kohë.
Një kontroll i zakonshëm para një turneu të rëndësishëm kontinental siç është Kupa e Afrikës, ka shmangur humbjen e radhës.
Kombëtarja e Kamerunit do të zhvillojë nesër ndeshjen përballë Guinea-Bisau, ndërsa para sfidës është dhënë lajmi se sulmuesi 25-vjeçar Xhoel Tagueu, nuk mund të merrte pjesë në këtë ndeshje për probleme të rënda shëndetësore.
I gjithë ekipi i ishte nënshtruar testimeve fizike para ndeshjes, ku është konstatuar se Tagueu kishte probleme kardiake dhe sipas mjekëve, ekzistonte një mundësi e madhe që ai të vdiste në fushën e lojës gjatë sforcos.
Sipas tyre, ai ka qenë me shumë fat që nuk i kanë ndodhur probleme të tilla në karrierën e tij.
Askush deri më sot nuk kishte konstatuar problemet e tij kardiake deri në këtë moment, ndërsa ekipi i Kamerun është tronditur nga ky lajm.
Burimi: BBC Sport| Përshtati: JOQ Albania