Mjekët në Rusi kanë hequr një gozhdë nga kafka e një burri, i cili, si duket e kishte harruar që e kishte në kokë.
Burri nga Elban, Rusia, kishte shkuar në spital duke u ankuar për humbje dëgjimi, por mjekët e kuptuan se ku qëndronte problemi vetëm pasi i bënë një ekzaminimet e duhura.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, 30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, e kishte harruar gozhdën pasi kur ndodhi incidenti kishte qenë i dehur.
Sipas tij, ndodhi ndërkohë që po punonte në një rindërtim shtëpie disa vite më parë. Për habinë e mjekëve dhe të gjithëve, gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk kishte pasur dhimbje e as efekte të tjera.
Operacioni për heqjen e gozhdës mund të kishte rezultuar fatal, por për fat të mirë asgjë e keqe nuk ndodhi.
Kirurgu Alexander Karpov, i cili e hoqi gozhdën nga kafka e pacientit, u shpreh:
Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania