Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se më 30 qershorin e zgjedhjeve, ka informacione se grupe të caktuara kriminale mund të tentojnë të prishin rendin publik.
I ftuar në emisionin “Opinion” dhe Lleshaj ka folur për grupe kriminale, por nuk ka përmendur emra.
Deklarata e Lleshaj:
Ne jemi te detyruar të shkojmë në zgjedhje, jo të vendosur por të detyruar. Probleme mund të ketë, probleme të rendit por jo përplasje civile. Ne kemi informacione që grupe kriminale mund të tentojnë…”
Gazetari:
Kë quani grupime kriminale, Bardh Spahinë apo Dhurata Çupin e PD?”
Lleshaj:
Jo nuk flas me emra. Ka informacione për të patur tentativa për veprimtari kriminale".
Gazetari:
Lideri i opozitës thotë që më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, pra në interpretimin gazetaresk, drejtuesit e opozitës thonë se do të përplasen për të mos lejuar zgjedhjet”.
Lleshaj:
Këto deklarata janë absurde. Kush është Lulzim Basha apo unë që të vendosim mbi këtë datë. Nuk do të ketë përplasje civile”.