Një mësues, që jep mësim në një shkollë të mesme, një pjese të ditës së tij e kalon duke mbajtur pelena dhe duke përdorur biberonë.
21-vjeçari Dillian Blake tregon se shkak për stilin e tij të jetesës së pazakontë është dhuna që ai ka përjetuar kur ishte i vogël.
Që nga mosha 5-vjeçare e deri sa u bë 13-vjeç, Blake ka përjetuar dhunë të vazhdueshme nga një pjesëtar i familjes.
Pasi mbushi 13-vjeç ai u largua nga shtëpia dhe shpëtoi prej “kthetrave” të tij.
Gjithsesi, tashmë që është i rritur ai mendon se e ka humbur fëmijërinë për shkak të dhunës që kaloi dhe tashmë ka nisur të jetojë si një 3-vjeçar.
I riu kishte turp të fliste me të tjerë për problemet e tij derisa zbuloi një faqe interneti të quajtur Experience Projects në vitin 2009 dhe aty takoi njerëz të tjerë si ai.
Tashmë Dillian vishet një fëmijë i vogël dhe mban pelena e biberon, duke shtuar se ndihet më i sigurt dhe i lumtur në këtë lloj mënyre.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania