Kryeministri Edi Rama ka ndaluar sot në Durrës, në kuadër të turit elektoral për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Rama ka vendosur t'ja besojë garën për Durrësin, Valbona Sakos, e cila ka qenë drejtoreshë e Tatimeve në këtë qytet.
Edhe në Durrës, Rama është pritur me protesta të shumta. Simpatizantë të PD, të shoqëruar nga krerët lokalë të PD dhe ish-deputetë, kanë nisur një protestë fare pranë vendit ku PS po zhvillon mitingun. Po
licia nga ana tjetër ndërkohë po përpiqet që të qetësojë turmën e acaruar të simpatizantëve.
Efektivët dhe protestuesit janë duke u shtyrë me njëri-tjetrin. Protestuesit, të cilët janë kundër zhvillimit të zgjedhjeve, mbajnë në duar pankartat "Rama ik".
Kujtojmë këtu se pas protestët së opozitës, Lulzim Basha dha urdhër për bllokimin e rrugëve, në çdo qytet ku shkon Rama.