Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Giorgio Jonico, ku protagonist është bërë një 52-vjeçar shqiptar.
Gjon Marku ka qëlluar me thikë në stomak të dashurën e tij, pas një sherri banal.
Për fat të mirë karabinierët ndërhynë në kohë, duke parandaluar pasojat fatale.
Foto ilustrueseE dashura e 52-vjeçarit u transportua në spital, ndërsa shqiptari u dërgua në burgun e Tarantos.
Shqiptari i arrestuar nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë.
Sipas mediave italiane, ai ishte dënuar me arrest shtëpiak në të shkuarën, për prostitucion.
Burimi: Lagazzettadelmezzogiorno| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania