Chelsea duket se ka zgjidhur njëherë e mirë çështjen e trajnerit, post i cili mbeti bosh pas largimit të Maurizio Sarrit drejt Juventusit.
Tekniku italian fitoi Europa Leaguen me londinezët dhe e mbylli aventurën si triumfator.
Drejtuesit kanë nisur nga puna dhe kjo çështje mund të quhet e mbyllur.
Emrat kanë qenë të shumtë që janë përfolur, por më në në fund, duket se drejtuesit londinezë kanë zgjedhur.
Frenk Lampard do të jetë trajneri i ri i Bluve, me ish-mesfushorin që kthehet në klubin ku u shndërrua në legjendë.
Lajmin e konfirmon “The Sun”, sipas të cilëve, Lampard do të firmosë dhe do të prezantohet brenda kësaj jave duke mbyllur njëherë e mirë çështjen e trajnerit te skuadra e Chelseat.