8 vjeçari mbytet dhe vdes teksa po konsumonte hot dog në një bar pranë plazhit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2019, 12:17

Një djalë i vogël është mbytur me ushqimin dhe ka vdekur në sy të prindërve të tij, teksa po pushonin në ishujt Kanarie.

8-vjeçari dyshohet se ka pasur probleme me frymëmarrjen teksa po konsumonte një hot dog gjatë një feste spanjolle tradicionale ne Gran Kanaria.

Ai ishte me prindërit në një panair pranë një bari në plazh, në Telde, në perëndim të ishullit, kur nisi të kishte probleme dhe të mbytej pasi kishte nisur të konsumonte ushqimin.

Familjarët dhe të afërmit u munduan ta ndihmonin për ta shpëtuar gjatë festimit të San Juanit, përpara se të mbërrinte ambulanca.

Një orë pasi u munduan ta ndihmonin, ai u shpall i vdekur rreth orës 1 të natës, të ditës diel.

I ati ndodhet në gjendje shoku, pasi pa gjithë skenën e mbytjes së të birit dhe nuk e pranon dot faktin që i vogli ka ndërruar jetë.

Atij dhe mamasë së djalit po i jepet ndihmë psikologjike, pasi kanë qenë të dy dëshmitarë të vdekjes së djalit të tyre.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, banorët e zonës dhe autoritetet lokale kanë anuluar çdo lloj feste gjatë ditës së diel dhe të hënë.

Flamujt në qytet janë ulur në gjysmë shtizë dhe familjes po i jepet çdo lloj ndihme e mundshme.

Kryebashkiaku Héctor Suárez u shpreh se të gjithëve u vjen shumë keq për këtë që ka ndodhur dhe i japin ngushëllimet më të thella familjarëve.

Burimi: Metro |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit