Fillimisht dukej si qejf të dilte me meshkuj shumë më të mëdhenj në moshë se ajo, për të paguar borxhin që kishte marrë për të paguar studimet e shkollës.
Dukej si një zgjidhje e mirë, por sapo mbushi 19 vjeçe, Jessica Hyer u bë e vetëdijshme se ishte duke fituar para duke bërë seks me pleqtë.
Tani që është 24 vjeçe, ajo ka një paralajmërim të fortë për të gjitha adoleshentet dhe gratë, të cilat mund të bien në të njëjtin kurth.
Ajo thotë:
Jess u rrit në Burnley, një nga lagjet më të varfra në Lancashire. Ajo u largua nga shtëpia në moshën 16 vjeçare.
E reja nisi të studionte anglisht dhe dramë në universitet, por pas vitit të parë të shkollës e gjeti veten me 1500 paund borxh tek shokët e shoqet.
Puna si kamariere nuk i dilte për të paguar faturat dhe në këtë moment pa një reklamë në Facebook, në lidhje me sajtet ku vajzat regjistrohen për të krijuar lidhje me “babushët”.
Ajo vendosi të regjistrohej, për një jetë me të ardhura më të mira.
Vajza shton:
Shumë shpejt Jess mësoi se të dilte me “babushët” ishte shumë më larg imazhit që ajo kishte krijuar në kokën e saj, i cili është i përbashkët tek të gjitha të rejat.
Ato mendojnë se këta burra do t'i mbushin me dhurata dhe do t'i mbështesin gjihmonë. Fillimisht vajza tregon se është paguar 150 paund vetëm për të takuar një burrë, por më vonë, kur vijonte të kishte nevojë për para, u detyrua të pranonte të kryente marrëdhënie me ta, për të pasur shumat në dorën e saj.
Burimi: Metro |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania