Kreu i PD-së në Gjirokastër, Dasho Aliko së bashku me sekretarin e PD-së, Spartak Drasa janë shoqëruar në policinë e Gjirokastrës.
Ata kane disa minuta që janë shoqeruar në ambjentet e brendshme të policisë dhe ndaj tyre rëndon vepra penale e tubimit të paligjshem ku do të procedohen në gjendje të lirë.
Mësohet se ata do të merren në pyetje dhe më pas do të procedohen në gjendje të lirë për ‘tubim të paligjshëm’.
Te dy kanë qenë organizatorë të tubimit të sotëm të opozitës në Virua kur mbahej takimi i kryeministrit Rama.
Kujtojmë se në hyrje të qytetit kreu i PD-së, Dasho Aliko dhe shumë mbështetës të kësaj partie kanë tentuar të bllokojnë rrugën e kryeministrit Edi Rama.
Pati disa përplasje me policinë, por nuk u shënuar asnjë incident.
“Ram Ik”, dëgjohen teksa thërrasin banorët e zonës të cilët nuk dëshirojnë që Rama të futet në qytetin e tyre.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime elektorale edhe në Përmet dhe Dropull. Gjatë fjalës së mbajtur ai u ka bërë thirrje njerëzve që të votojnë më 30 qershor dhe ka shprehur keqardhje për Partinë Demokratike.