Teksa po kërkon destinacionin e ri për të vazhduar karriarën e tij si futbollist, Daniele De Rossit i del një mundësi e papritur.
Pasi u largua nga Roma, mesfushori legjendar ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij. Ditën e sotme, nga Italia raportohet se De Rosi mund të fillojë një punë të re si trajneri i Italisë U21.
Ky ekip është në prag të eliminimit në fazën e grupeve të Kampionatit Europian U21 dhe duket se erdhi fundi i udhëtimit për trajnerin aktual Xhixhi Di Baxhion.
Tashmë, mediat italiane raportojnë se De Rossit do t’i ofrohet roli i trajneri U21 nga Federata Italiane.
Kontrata e tij me Romën përfundon më 30 qershor dhe ai do të jetë një lojtar i lirë. Ofertat për De Rossin nuk mungojnë, nga Boka Zhuniors dhe kampionati amerikan, MLS.
Megjithatë, De Rossi mund të qëndrojë në Itali me një rol të ri si trajner i kombëtares U21 të Italisë. Të shohim çfarë vendimi do marrë ai.
Burimi: Football Italia| Përshtati: JOQ Albania