Rumania U21 ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Anglisë U21 në Europianin U21 që po mbahet në Itali.
Në përfundim të ndeshjes, një nga më të dalluarit, portieri i cili luan për Genoan, Ionut Radu ka emocionuar jo pak të pranishmit në stadium me dedikimin e tij prekës.
Fitoren e madhe që skuadra e tij arriti, Radu ia ka dedikuar motrës së tij, që ka ndërruar jetë në vitin 2006, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç ndërkohë që Radu ishte vetëm 9 vjeç atë kohë.
Ai shkruante:
Radu mbylli një sezon mjaft të mirë në Itali, duke qenë titullar me Xhenoan edhe pse vetëm 21 vjeç.
Portieri rumun, kartonin e të cilit e zotëron Interi, synon që këtë verë të transferohet në një ekip më të madh ku edhe me Rumaninë U21 po bën paraqitje mjaft të mira.