Juventus ka shfaqur hapur pretendimet për mbrojtësin e Ajax, Mathhijs de Ligt. Këto lajme që vijnë nga Holanda kanë ndezur ambjentin bardh e zi.
Dirigjenca e Juventus ka vendosur të provojë gjithçka për të marrë shërbimet e yllit të Holandës. De Ligt është një nga emrat më të kërkuar të kësaj merkatoje dhe transferimi i tij mund të mbyllet në shifra të çmendura.
Këtë lajm bombë e ka lëshuar pikërisht prestigjozja holandeze "De Telegraaf". Sipas kësaj gazete, Juventus i ka vendosur në pjatë Ajax-it plot 70 milion euro.
Ndërsa për lojtarin drejtuesit e Juventus kanë menduar një rrogë stratosferike, midis 15 dhe 20 milion euro në sezon. Në ambjentin bardh e zi ndërkohë ka mjaft shpresë dhe pozitivitet se ky operacion do të mbyllet.
Ndërkohë për de Ligt janë në garë edhe Mancester United, Barcelona dhe PSG.
Burimi:Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania