Atletiko Madrid duket se e ka seriozisht dhe ditët e fundit është duke insistuar për të marrë në ekip Granit Xhakën nga Arsenali.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Arsenalit, nuk duan të humbasin shërbimet e Xhakës, pasi mesfushori shqiptar këtë sezon ka qenë një titullar i rregullt udhëhequr në repartin e tij.
Së fundmi, mediat britanike raportojnë se Arsenali po mendon t’i dhurojë Xhakës edhe shiritin e kapitenit duke e konfirmuar kështu si liderin e ekipit.
Me Lorent Koshielnin që është drejt largimit, edhe Ozil i cili nuk ka më statusin e të paprekshmit në skuadër, londinezët kanë parë si alternativën më të mirë Granit Xhakën.
Kështu, vlerësimi për Xhakën nga Arsenali është maksimal dhe trajneri Junai Emeri nuk kërkon ta humbasë.
Burimi: 90min.com| Përshtati: JOQ Albania