Një vajzë, e cila quhet Marijuana Pepsi, u ka treguar të gjithë njerëzve që e kritikonin dhe e bulonin, se e kishin shumë gabim kur i thonin se nuk kishte për t'u bërë dot kurrë mjeke.
Marijuana Pepsi Vandyck është përballur me kritika në lidhje me emrin e saj gjatë gjithë jetës, por sërish nuk është dorëzuar dhe ishte e bindur se një ditë do të arrinte të kishte sukses.
Edhe pse shumë njerëz i kishin thënë të ndërronte emrin pasi ishte një emër i turpshëm për profesionin që do të kishte, Marijuana refuzoi dhe me vendosmëri kaloi çdo pengesë të mundshme.
Tashmë ajo është zyrtarisht doktoreshë Marijuana Pepsi Vandyck, e cila ka fituar një PhD në mjekësi në universitetin Cardinal Stritch në ëinscoins, muajin e shkuar.
E reja, e cila është nënë e një fëmijë, tregoi për gazetën Milwaukee Journal Sentinel se e ëma, Maggie Johnson ishte ajo që ia kishte vendosur emrin. Ajo ka edhe dy motra me emra normalë, Kimberly dhe Robin.
Pavarësisht kritikave që edhe e ëma kishte marrë për emrin e të bijës, Marijuana falenderon pikërisht të ëmën për gruan dhe njeriun që është bërë sot.
Ajo tregon:
Marijuana u largua nga shtëpia kur ishte 15 vjeçe, para se të diplomohej me sukses në shkollën e mesme e të shkonte më pas në universitet dhe të bënte edhe masterin.
Tani është 46 vjeçe dhe tregon se shokët e klasës gjithmonë e kanë tallur për emrin. Të njëjtën gjë kanë bërë me të edhe mësuesit si dhe punëdhënësit.
Ajo shprehet:
Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania