Në protestën që u zhvillua në Shkodër kundër kryeministrit Edi Rama ishte i pranishëm edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Gjatë fjalës së tij ai tha se gazeta prestigjioze gjermane e nxori zbuluar kryeministrin Edi Rama. Po ashtu ai ka thënë se kjo gazetë i nxori Ramës të gjitha krimet në të cilat, ai është i përfshirë.
Noka ka deklaruar edhe se në datën 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje sepse Rama është varrosur politikisht.
Më tej ai ka thënë:
Ti je koka e bandave. Ti je pjesë e bandave. Vendi jot është në burg, sepse ti Edi Rama je armik i votës së lirë. Ti Edi Rama nuk je kryeministër i shqiptarëve por je kapo i krimit në Shqipëri. T duhet ta kuptosh se në Shqipëri ka demokraci dhe nuk mund të shkelësh dot Kushtetutën. Data 30 është data private e zgjedhjeve për ty, por jo për shqiptarët. Edi Rama, duhet të ikësh. Ti ke ardhur në pushtet përmes bandave dhe krimit. E ke kthyer shtetin në bandë kriminale. Ti Edi Rama ke inkriminuar Policinë e Shtetit. Bild të varrosi politikisht. Ju kishit fshehur dosjet 339 e 184. E keni kthyer shtetin në krim e tmerr. Rama ik, se shqiptarët nuk do të lejojnë që ti të vazhdosh puçin tënd. Shqiptarët nuk do të lejojnë që të vazhdosh puçin e shtetit në këtë vend. Harroje se mund ta gjakosësh këtë vend. Ti nuk përfaqëson vullnetin e popullit. Ti je bizantin, asgjë s’të lidh me Europën.”
Kurse gjatë ditës së nesërme opozita e bashkuar ka njoftuar se do të zhvillojë protestën e radhës.