Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka shkuar në qytetin e Shkodrës për të vazhduar me fushatën elektorale.
Por, hyrja e tij në qytetin verior nuk ka qenë dhe aq e lehtë. Me mijëra qytetarë të revoltuar nga qeverisja e tij kanë bllokuar rrugët.
Pamjet nga qyteti i Shkodrës të japin përshtypjen se vendi ynë është në gjendje lufte. Kudo shihen forca të shumta policie, të cilat gati kanë blinduar qytetin e Shkodrës.
Me mijëra qytetarë kanë marshuar nën thirrjet “Rama ik”. Në këtë qytet verior nuk kanë munguar as përplasjet midis policisë dhe protestuesve.
Drejt tyre policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me kripë. Po ashtu mësohet se me mbi 800 forca policore janë angazhuar për të mbrojtur sigurinë e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë kanë dalë pamjet, ku shikohet se policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit.
Kurse sipas informacioneve paraprake drejt spitalit janë transportuar 9 të dëmtuar. Midis tyre 2 janë policë dhe 7 prej tyre janë protestues.