Situata në qytetin e Shkodrës vazhdon të rëndohet edhe më tej.
Ndërkohë që jo shumë larg vendit ku kryeministri Edi Rama po mban takimin e tij elektoral, mijëra protestues janë duke u përballur me forcat e shumta të policisë.
Raportohet se disa prej protestuesve janë plagosur dhe se ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Sipas informacioneve paraprake drejt spitalit janë transportuar 9 të dëmtuar. Midis tyre 2 janë policë dhe 7 prej tyre janë protestues.
Ndërkohë që siç shikohet në një foto një prej protestuesve është ngritur në krahë nga protestues të tjerë për ta transportuar atë drejt ambulancës.
Po ashtu mësohet se tensionet e para midis forcave të policisë dhe protestuesve vazhdojnë. Me mijëra qytetarë kanë marshuar nën thirrjet “Rama ik”.
Në këtë marshim ka qenë e pranishme edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
Mësohet se gjatë fjalës së saj ajo ka thënë: